Mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci, cilësohet si opsion i mirë nga menaxheri i Manchester Cityt, Josep Guardiola.
Sipas “Calciomercato”, pas vazhdimit të kontratës me Manchester City, Pep Guardiola tani më ka objektivin e tij për mbrojtje, pavarësisht se “Cityzens” blenë Ruben Dias, thuhet se Bonucci është një dëshirë e spanjollit.
Për italianin do të tentohet edhe njëherë në merkaton e ardhshme, pasi që Guardiola dëshiron një lider në mbrojtje, pasi që ekipi mbetur pa një të tillë, që kur u largua Vincent Kompany.
Bonucci ka shkëlqyer për Juven këtë sezon, ai ka regjistruar shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.