Synimi i Real Madridit, Erling Haaland po kërkohet me ngulm nga dy rivalët e Premierligës, Manchester United dhe Manchester City.
United dhe City barazuan pa gola në derbin e Mancesterit të shtunën në Old Trafford, por fusha e gjelbër nuk është e vetmja fushëbetejë e këtyre dy gjigantëve.
Rivalët e përbetuar të qytetit pritet të luftojnë ashpër edhe në tregun e transferimeve për sulmuesin me të ardhmen më të ndritur në Evropë, norvegjezin Haaland.
Derisa Unitedi është në kërkim të një sulmuesi që i mungon shumë tash e një kohë, City e do Haalandin si zëvendësues të Sergio Agueros, të cilit i mbaron kontrata në qershor.
Shumica e klubeve e kanë kuptuar se Haaland do të qëndrojë në Borussia Dortmund deri në verën e vitit 2022, por ai mund të largohet më herët nëse ka marrëveshje verbale për rreth 75 milionë euro.
United dhe City janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë dhe kjo e ka alarmuar Real Madridin.