Teksa pëson një tjetër humbje, Torino e Marko Xhampaolos po kalon një moment jo fort të mirë duke parë rezultatet por edhe renditjen aktuale të klubit.
Pas disa pyetjeve në mikrofonat e “SKY Sport”, gazetarët i drejtohen teknikut granata nëse ndihet i rrezikuar nga shkarkimi dhe ai i përgjigjet:
“Nesër kemi një stërvitje në orën 9 të mëngjesit. Më pas gjithçka nuk më intereson aspak. Klubi më është gjendur pranë.”, përfundon Xhampaolo.
Torino ka humbur dje në ndeshjen ndaj Udineses me rezultata 2 me 3.