Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka kritikuar kritikët e vet, pas në jave gjatë të cilës menaxheri i vet Mino Raiola e bëri të qartë se francezi dëshiron të largohet nga Old Trafford.
Raiola shkaktoi shumë polemika kur theksoi këtë javë se koha e Pogbas në United ka mbaruar. Kjo nxiti thashetheme se ai do të largohet nga klubi para se t’i mbarojë marrëveshje në verën e vitit 2022.
Pogba u fut në lojë nga stoli dhe shënoi gol kundër RB Leipzig në mesjavë, por kjo nuk mjaftoi për t’ia parandaluar Unitedit eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Ai ishte titullar në derbin e së shtunës kundër Manchester City, i cili përfundoi baras.
Pas kësaj ndeshjeje, Pogba e theu heshtjen për të ardhmen e vet përmes një shkrimi në Instagram, ku i siguroi tifozët e Unitedit se ai është 100 për qind i përkushtuar ndaj klubit.
“Gjithmonë kam luftuar dhe gjithmonë do të luftojë për Manchester Unitedin, bashkëlojtarët e mi dhe tifozët. Bla Bla nuk është me rëndësi. E ardhmja është larg, e sotmja ka rëndësi dhe unë jam 100% i përfshirë”, shkroi Pogba në llogarinë e vet në Instagram.
“Gjithmonë të fortë së bashku.. gjithçka është sqaruar mes meje dhe klubit dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kur nuk e dini se çfarë po ndodh brenda, mos flisni”, shtoi ai.