Interi do të përballet me Cagliarin në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Neroazzurët janë në formë të mirë, pasi kanë marrë tri fitore radhazi në kampionat.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Contë udhëton për tri pikë, në mënyrë që ta vazhdoj ngjitjen në tabelë.
Ndërkohë vendasit pas dy barazimeve të njëpasnjëshme duan fitoren.
Formacionet zyrtare
Cagliari: Cragno; Farago, Walukiewicz, Carboni, Lykogiannis; Marin, Rog; Zappa, Joao Pedro, Sottil; Pavoletti
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Perisic; Eriksen; Lukaku, Alexis Sánchez.