Shtëpia e heroit të Italisë në Kupën e Botës 1982, Paolo Rossi, është plaçkitur gjatë ceremonisë së varrimit të tij të shtunën.
Varrimi i futbollistit u bë në qytetin verilindor të Italisë, Vicenza, pasi ai vdiq të enjten në moshën 64-vjeçare.
Agjencia e lajmeve e Italisë, Ansa, raportoi se bashkëshortja e Rossit, Federica Cappelletti, e kishte gjetur të thyer shtëpinë pasi ishte kthyer nga varrimi.
Një orë që i takonte Rossit dhe para ta gatshme ishin në mesin e gjësendeve të vjedhura.
Policia ka nisur hetim ndaj plaçkitjes në shtëpinë e ish-sulmuesit të Juventusit dhe Vicenza.
Rossi jetonte me familjen e vet në një fermë në Poggio Cennina.
Vdekja e tij shkaktoi shumë dhimbje dhe zi në Itali, ku Rossi njihet si njëri prej sulmuesve më të mirë italian të të gjitha kohëve.
Ai i shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës në vitin 1982, duke i ndihmuar Italisë ta fitojë atë.