Ende pa filluar në fushë, derbi i xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit, ka nisur me tensionet të mëdha në tribuna
Në tribunat e stadiumit ”Fadil Vokrri”, fyerjet nuk munguan mes disa tifozëve të Prishtinës dhe kryesisë së Ballkanit.
Siç vërehet në videon e mëposhtme, i përfshirë është tifozi i bardhekaltërve Kujtim Sopa si dhe disa persona të tjerë.
Në anën tjetër, shihet kryesia e suharekasve në krye me Bali Kabashin dhe Visar Maksutajn të cilët përplasen verbalisht me tifozët kryeqytetas.
Kjo zgjoi edhe reagimin e Policisë së Kosovës, të cilët biseduan me delegatin e ndeshjes, Senad Hamziq, për të mësuar detaje të tjera në lidhje me atë që ndodhi çaste më parë.