Simeone: Nuk jam brenda lojtarëve

Futboll

Simeone: Nuk jam brenda lojtarëve

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Simeone: Nuk jam brenda lojtarëve

Diego Simeone nuk e bën dramë humbjen në derbi ndaj Realit, teksa shprehet se herët ose vonë humbja do të vinte, ndonëse skuadra e tij nuk njihte ende disfatë në kampionat për këtë sezon. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Atletikos u shpreh se Reali ishte i pozicionuar më mirë në fushë dhe shton se goli që shënuan i bëri të luanin më qetë.

“Ata e filluan ndeshjen të pozicionuar më mirë, nuk na lanë hapësira dhe gjetën një gol që i dha mundësinë të luanin më të qetë. Ne e kishim shumë të vështirë për të kapur ritmin. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, kishim mundësinë të barazonim me anë të Lemar, por nuk patëm fat dhe më pas ata e kishin nën kontroll sfidën. Goli i Karvahal na nxori shumë nga loja, edhe pse Saul mund të ngushtonte shifrat.

Kur një ekip është më superior, duhet përgëzuar. Djemtë kanë bërë një përpjekje të madhe, ekipi nuk kishte humbur prej një kohë të gjatë dhe një ditë do të ndodhte. Ne vinim nga një përpjekje shumë e rëndësishme në Champions. Zëvendësimet? Trajneri është gabim në qasjen e tij dhe në vendosjen e lojtarëve në fushë. Pastaj ai përpiqet të ndërhyjë për të ndryshuar atë që shikon.

Zemërimi i lojtarëve kur zëvendësohen? Duhet të pyesim lojtarin, pasi unë nuk jam brenda tyre. E kuptoj se ata ndihen jo mirë, pasi mund të bënin më shumë në fushë, por kjo pytje është për ta. Unë kuptoj gjithçka, jam këtu për të mbështetur çdo situatë dhe është normale pasi në futboll të gjithë duan të luajnë 90 minuta”, u shpreh Simeone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat