Interi këndellet në 15 minutat e fundit dhe fiton me rezultat 3:1 ndaj Cagliarit, në takimin e javës së 11-të të Serie A në futboll.
Në minutën 42-të, Sottil me vetëmohim të pashoq realizon.
Ai godet fortë por ndalet gjuajtja e tij nga një mbrojtës, rikthehet topi sërish duke goditur në ajër për epërsinë (1:0) e Interit.
Në 15 minutat e fundit Interi e përmbysi rezultatin e vendasve.
Në minutën e 77-të, Barella nga rreth 16 metra godet topin në ajër duke shënuar gol të bukur, 1:1. D'Ambrosio në minutën e 84-të, nga afërsia shënon për 1:2. Në minutën e 90+4, Lukaku thellon fitoren në 1:3.
Interi është në vend të dytë me 24 pikë, ndërsa Cagliari i 12-ti me 12 sosh.