Roma e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A, por në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë fitore.
Giallorosët janë mposhtur nga Napoli dhe kanë barazuar pa gola 0-0 ndaj Sassuolos në dy takimet e fundit.
Skuadra e Paulo Fonsecës do të përballet në udhëtim me Bolognën në kuadër të xhiros së 11-të ku kërkon të rikthehet te fitoret.
Nga ana tjetër vendasit në këtë sfidë vijnë pas humbjes 3-1 nga Interi dhe kërkojnë ta befasojnë klubin kryeqytetas.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacionet zyrtare
Bologna: Ravaglia; De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Mbaye; Svanberg, Poli; Vignato, Soriano, Barrow; Palacio
Roma: Pau Lopez; Ibanez, Cristante, Kumbulla; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Dzeko, Mkhitaryan