Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, si vendas barazuan me rezultat 2:2 me Aue-n.
Paçarada u paraqit standard, tregoi formë shumë të mirë, por hasën në një rival si gjithmonë i papërshtatshëm!
Djali i ish portierit të mirënjohur, Shukriut, u angazhua maksimalisht. Ai u zëvendësua në minutën e 80-të nga Dittgen.
Pamje nga ndeshja e sotme
St. Pauli shmang humbjen në 10 minutat e fundit, kur udhëtuesit avanconin me 0:2. Për S. Paulin realizuan Dittgen (81') e Makienok (89') dhe për Aue-n Testroet (10') e Kruger (78').
Pas javës së 11-të në Bundesliga II, Aue mban vendin e dhjetë me 16 pikë, ndërsa St. Pauli është i 17-ti me vetëm 8 sosh.