Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të javës së 18-të elitës së futbollit të Kosovës.
Kjo fitore e gëzon shumë kryetrajnerin llapjan, Tahir Batatina.
“Kjo është fytyra e vërtetë e KF Llapit.
Futbollistët tanë treguan se si mbrohen ngjyrat e klubit me dinjitet, djersë e angazhim 200 për qind.
Me këtë fitore mbyllet edicioni vjeshtor me gjithsej 20 pikë, kurse fokusi menjëherë tek ndeshja e Kupës, të mërkurën ndaj KF Onixit.
Vazhdojmë përpara. Urime LEGJENDA”, ka shkruar Batatina.