Llapi arriti fitore të madhe për t’i ikur më në fund zonës që të rrëzon nga Superliga.
Skuadra nga Podujeva fitoi 3:2 në “Zahir Pajaziti” ndaj një rivali të fortë si Feronike.
Pas ndeshjes deklaratë për medie dha edhe trajneri i skuadrës fituese, Tahir Batatina.
“Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në “Zahir Pajaziti”, stadium ky që është i zjarrtë për secilën skuadër”
“Kemi dominuar non-stop, kemi realizuar mirë ndeshjen.. ata kanë ardhur të mbrohen me 3-5-2, por sido që të jetë djemtë luftuan dhamë maksimumin dhe treguam që Llapi nuk e meriton pozitën në të cilën ishim”
“Shumë skuadrave në Kosovë do t’iu dhemb koha kur të luajnë kundër Llapit, skuadra është në nivelin e duhur… shpresoj që t’i eleminojmë gabimet e vogla, fokusin do e kemi tek ndeshja ndaj Onix për kupë”
“Në pranverë do e shohim një Llap krejt më ndryshe, në fund të sezonit do jemi në pozitën e tretë, por asnjëher nuk thojmë se nuk mund të jemi në pozitën e dytë” – përfundoi Batatina.