Llapi arriti fitore të madhe për t’i ikur më në fund zonës që të rrëzon nga Superliga.
Skuadra nga Podujeva fitoi 3-2 në “Zahir Pajaziti” ndaj një rivali të fortë si Feronikeli, raporton Gazeta Olle.
Pas ndeshjes deklaratë për medie dha edhe trajneri nga Shqipëria që drejton “Niklin”, Klodian Duro.
“Te ne funksionoi gjithçka, por çaluam pasi që nga minuta e pestë duhet të kishte karton të kuq nëse zbatohet rregullorja, më vje keq pasi që futbollistët me këto këmbë sigurojnë bukën dhe ktu nuk duhet të luhet ragbi, por futboll”
“Kur shikon që palë bëhen edhe pala drejtuese (gjyqtarët) ne realizuam dy gola, por s'mundëm të shënonim 10 për të fituar ndeshjen”
“Sigurisht që na nevoiten përforcime, pasi kur të lëndohen shumë futbollistë duhen të vijnë të tjerët, por këtë herë do marrim ragbista dhe jo futbollistë për fazën e dytë”
“Uroj të gjithë në Kosovë të kuptojnë se nëse duan të jenë të bashkuar dhe vëllezër të luajnë drejtë dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit në fund të takimit” – përfundoi Duro.