Fulhami dhe Liverpooli do të takohen në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 17:30.
Për këtë sfidë, Fulhami nuk do të mund të llogarisë vetëm në Kongolon që është i lënduar.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të ketë mungesa si Thiago Alcantara, Joe Gomez, Diogo Jota, James Milner, Xherdan Shaqiri dhe Virgil van Dijk, që janë të lënduar.
Formacioni startues i Fulhamit: Areola, Aina, Andersen, Adarabioyo, De Cordova-Reid, Anguissa, Lemina, Robinson, Lookman, Loftus-Cheek, Cavaleiro.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Jones, Salah, Firmino, Mane.