Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre, bën të ditur klubi përmes një komunikate në uebsajtin e tyre.
Ka disa kohë që spekulohej për të ardhmen e zvicrranit, tani është bërë e ditur nga klubi.
Ky shkarkim vjen pas humbjes së thellë që pësoi Borussia Dortmund ndaj Stuttgart, me rezultatin 1-5.
Dortmund qëndron në vendin e pestë në Bundesliga me gjithsej 19 pikë.
Borussia Dormund dëshiron të falenderojë Lucien për dedikimin e tij dhe i uron fat në të ardhmen thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Twitter.