Napoli arkëton tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Sampdorinë.
Futbollistët Lozana (53') e Petagna (68') shënuan për fitoren e Napolit, ndërsa Jankto realizon në minutën e 20-të për Sampdorinë por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.
Napoli zë vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Sampdoria mban vendin e 13-të me 11 pikë pas 11 jave në Serie A. Atalanta ngadhënjeu me rezultat 3:0 kundër Fiorentinës.
Golat i shënuan Gosens (44'), Malinovsky (55') e Toloi (63'-asiston Gjimshiti). Berat Gjimshiti luajti standard, dha kontribut të madh për fitoren Atalantës.
Atalanta ngritët në vend të tetë me 17 pikë, ndërsa Fiorentina është në pozitën e 17-të me 8 sosh.