Trajneri Jose Mourinho me ekipin e Tottenhamit nuk e fitojnë derbin e Londrës, duke luajtur baras 1:1 me Crystal Palacen, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park”.
Në minutën e 23-të, Harry Kane nga rreth 25 metra dërgon goditje si përtoke por reagim i dobët i portieri Guaita, topi futet në rrjetë, 0:1.
Në minutën e 81-të, Schlupp nga afërsia barazon rezultatin 1:1.
Tottenham importon një pikë të rëndësishme ndaj rivalit të papërshtatshëm.
Pas javës së 12-të në Premier League në futboll, Tottenham kryeson me 25 pikë, por ka një takim dhe një pikë më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë, ndërsa Crystal Palace është në vendin e 11-të me 17 sosh.