Sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani, vazhdon me formën e saj në fanellën e Real Madridit.
Ajo realizon për fitoren e Realit si mysafire me rezultat 8:1 ndaj Espanyolit nga Barcelona.
Reali importon tri pikë të mëdha. Për Realin realizuan Carmona (8' e 39'), Ubogagu (33'), Asllani (53'), Jakobsson (63'), Arias (74'), Navarro (75' e 80'-nga penalltia) dhe për Espanyolin shënon Sola (46').
Futbollistja Turmo në minutën e 58-të u përjashtua nga loja, duke e lënë me një lojtare me pak Espanyolin.
Asllani ka treguar lojë shumë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 65-të.
Reali ngrihet në vend të dytë me 25 pikë, ka një me pak se liderja Granadilla, ndërsa Espanyol zë pozitën e 12-të me 10 pikë pas 11 jave të zhvilluara deri me tash.
Asllani e Realit dhe Ludmila e Atletico Madrid kryesojnë renditjen e shënuesve me nga 9 gola.