Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka qenë protagonist në fitoren e Atalantas në shtëpi.
Skuadra nga Bergamo ka trifumuar me rezultat bindës 3:0 përballë Fiorentinës në takimin e javës së 11-të kampionale.
Fal paraqitjes fantastike të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Gjimshiti mori notën më të lartë në këtë takim, atë 8.5.
Në takimin tjetër në Serie A, Roma ka mposhtur me rezultat të thellë Bolognan si mysafirë me shifrat 1:5.
Për Romën u paraqit nga minuta e parë, deri në minutën e 67-të Marash Kumbulla, lojtari shqiptar.
Kumbulla u vlerësua me notën më të ulët te Roma 6.2, së bashku me bashkëlojtarin e tij në mbrojtje, Cristanten.