Futbollisti i Shqipërisë U21 Mario Mitaj po tregon mjaft karakter me ekipin e tij AEK Athina.
Pas debutoi në Ligën e Europës kundër Leiçesterit ditën e enjte, 17-vjeçari kuqezi po spikat në takimin e javës së 12-të kundër Apollon Smirnit në Greqi.
Lojtari i krahut të majtë asistoi dy gola në sfidën e cila kryesohet nga AEK-u 1:3.
Mitaj ndihmoi shokun e skuadrës Ansarifad të shënojë dopietë në minutat e gjashtë dhe 25-të.
Ky është sezoni i parë që Mitaj luan si profesionist.