Në qendër të vëmendjes në Spanjë, pas derbit të humbur 2:0 nga Atletico Madrid, është Diego Simeone.
Trajneri i Atletico-s, në fakt, nuk ka patur një ndikim të madh në ndeshjen e së shtunës.
Përtej sfidës taktike me Zidane, menaxhimi i disa situatave nuk është pëlqyer aspak.
Marca, për shembull, duke shkruar për një Joao Felix të zemëruar sepse ka qëndruar në fushë më pak se një orë, ka përdorur titullin: “Simeone, çfarë ke bërë?”.
Kritika, sigurisht, por jo shumë të ashpra, duke patur parasysh se para ndeshjes së djeshme Colchoneros po kalonin një moment shumë të mirë forme.