Vitet më të vështira padyshim janë vitet e 90-ta, kur populli shqiptarë i Kosovës u përballë me agresorin serb.
Në vitet më të rënda, sporti i Kosovës ka mbijetuar ashtu si ka mundur, duke i zhvilluar aktivitetet në livadhe dhe fusha të improvizuara!
Ramiz Dervishi i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë ndër futbollistët më të dalluar. Dervishi ka luajtur si qendërsulmues, duke dhënë maksimumin në fanellën e skuadrës së Feronikelit nga Drenasi.
Në asnjë moment nuk u ndal, përkundër kërcënimeve nga pushtuesi serb, Dervishi me këmbëngulësi dhe guxim ka luajtur në livadhe dhe fusha të improvizuara, duke sakrifikuar gjithçka për futbollin e Kosovës.
Ai sot është krenar që i takoi periudhës më të vështirë, të sakrificës dhe që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë agresorit serb.
Sot, ai jeton një jetë të qetë, i përkushtohet futbollit, duke dhënë sado kudo kontribut dhe ndihet i lumtur që sportistët e Kosovës garojnë me sukses në garat e ndryshme zyrtare ndërkombëtare.