Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, sot ka pasur një ditë të keqe, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 4:0 nga Buduçnosti nga Podgorica, në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Deçiqi që ka president Pal Dreshaj, me gjithë angazhimin, asgjë nuk i shkoi ndoresh ndaj liderit. Golat i shënuan Bozhoviq (6′), Grbiç (33′, 66′), Ivanoviq (51′).
Kjo humbje nuk duhet t’i demoralizoi, kur kihet parasysh se ky klub ka arritur rezultate fantastike, duke u bërë nënkampion vjeshtor me gjithsej 31 pikë.
Deçiqi për 19 ndeshje ka shënuar 7 fitore, 10 barazime dhe pësuan dy humbje, me goldallim 24:15. Kristijan Vulaj me 9 gola dhe Ilir Camaj me 7, janë shënuesit më të mirë të Deçiqi.
Kampionati i Malit të Zi
Jezero-Rudari 1:2
Deçiqi-Buduçnosti 0:4
Sutjeska-OFK Petrovac 2.1
Zeta-Iskra 0:2
Podgorica-Titrograd 2:1
Tabela
1. Buducnost 18 15 1 2 36:14 46
2. Deçiqi 19 7 10 2 24:15 31
3. Sutjeska 19 8 6 5 27:18 30
4. Podgorica 19 7 6 6 21:16 27
5. Iskra 19 6 6 7 17:19 24
6. Zeta 19 7 5 7 14:16 24
7. Jezero 19 6 4 9 11:16 22
8. Rudari 19 7 1 11 20:31 22
9. Titogradi 19 4 5 10 14:30 17
10. OFK Petrovac 18 2 6 10 16:25 12