Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre.
Menjëherë pas humbjes në shtëpi kundër skuadrës së Stuttgart me rezultat të thellë 1:5, krerët e Dortmund kanë reaguar menjëherë sot duke e liruar nga detyrat e trajnerit Favren.
Lajmi ka qenë i papritur nga mediat gjermane.
Tani është vënë në pikëpyetje se kush do ta marrë timonin te gjiganti gjerman.