Spurs e kanë synim sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”, raporton “Todofichajes”.
Skuadra e teknikut Jose Mourinho Tottenham, është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për Paolo Dybala.
Dybala nuk po mundet ta gjejë formën e tij më të mirë këtë edicion me Juventusin.
Me kontratën aktuale që i skadon në vitin 2022, Juventus mund të pajtohet që ta shesë yllin argjentinas.