Ylli i PSG-së, Marco Verratti ka zbuluar se çdo ditë kërkon nga bashkëlojtarët Kylian Mbappe dhe Neymar të mbesin në “Parkun e Princave”.
Dyshja janë të lidhur me largimin nga “Parkun e Princave”, edhe pse pandemia e COVID-19 mund të mos i lejojë të largohen.
Sidoqoftë, italian ka shpjeguar se dyshja janë të lumtur dhe mendon se nuk ka skuadër më të mirë se PSG-ja.
“Çdo ditë kërkoj nga Neymar dhe Mbappe të qëndrojnë. Ndonjëherë i flas Kylian ‘A nënshkrove’”.
“Nuk mendoj se do vazhdoj edhe shumë para se ata të rinovojnë sepse janë të lumtur këtu. Neymar dhe Mbappe janë pjesë e një ndër skuadrave më të mirë në botë”.
“Në të vërtetë, nuk mendoj se ka skuadër më të mirë së PSG-ja. Mund ta shkruajmë historinë duke fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Neymar vazhdon të jetë i lidhur me rikthimin të Barcelona, që nuk realizohet pa 92 milionë euro, derisa Mbappe kërkohet nga Liverpool dhe Real Madrid.