Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, sonte me Arsenalin, ka pasur një mbrëmje të keqe.
Ai në minutën e 58-të, shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme, ndërkohë u krijua një rrëmujë.
Shtyrje mes futbollistëve, ndërsa Xhaka e kap për fyti futbollistin e Burnleyt, Ashley Westwood.
Xhaka përjashtohet me karton të kuq.
Pikërisht në minutën e 58-të, momente të pakëndshme në fushë dhe nervozizmi i Xhakës!
Granit Xhaka do ta mbajë mend gjatë natën e së dielës, ashtu si disa muaj më parë kur u “prish” me tifozët në stadiumin ‘Emirates’.