Arsenali ka pësuar një tjetër humbje në Ligën Premier, teksa është mposhtur në shtëpi nga Burnley.
Topçinjtë kanë pësuar humbjen e shtatë në elitën e futbollit anglez, teksa humbën nga Burnley me rezultat 0-1.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani Arsenali e sheh vetën në pozitën e 15-të në tabelë me vetëm 13 pikë të grumbulluara.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/14/auto_newFile1607939227.jpg)
E me humbjen e Arsenalit është tallur edhe futbollisti i saj Mesut Ozil në rrjetet sociale.
Mesfushori turko-gjerman nuk është përfshirë fare në mesin e lojtarëve që kanë drejt loje në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.
Përkundër kontributit të jashtëzakonshëm viteve të fundit me skuadrën londineze, Ozil nuk është respektuar fare dhe është lënë jashtë listës së lojtarëve që kanë drejt loje.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/14/auto_Mesut-Ozil-3c-Mesut-Ozil-Twitter1607939227.jpg)
Ai ka bërë një status sa ironizues me klubin ashtu edhe tallës duke marrë parasysh formën katastrofale të Topçinjve.
“Keni nevojë për ndihmë Arsenal”, ka shkruar Ozil në rrjetet sociale.
Ky postim i Ozilit është bërë viral në rrjetet sociale, teksa shumica nga tifozët e klubit londinez e kanë përkrahur turko-gjermanin.
Nga ana tjetër mediat angleze kanë raportuar se Ozil pritet të largohet në janar nga Arsenali me skuadrat amerikane e turke që po e duan transferimin e tij.