Paris-Saint Germain përmes një komunikate të publikuar në uebsajtin e tyre, ka treguar gjendjen e sulmuesit, Neymar.
Neymar doli nga fusha me dhimbje dhe duke qarë, në ndeshjen e djeshme ndaj Lyon.
Thiago Mendes, i cili ndërhyri në brazilianin, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një analize nga VAR u pa se ndërhyrja ishte më e vrazhtë se sa mendohej.
Më poshtë gjeni deklaratën e PSG-së.
“Ekzaminimet mjekësore të kryera në Neymar Jr janë premtuese, pas kyçit të këmbës së tij të shtrembëruar në ndeshjen e së Dielës kundër Lyon”, u tha në komunikatë.
“Ekzaminimet e mëtejshme do të kryhen në 48 orë”, tha klubi në deklaratën e tij.
“Abou Diallo pësoi një dëmtim të kërcellit në ndeshjen e së Dielës dhe do të kthehet në garë në fillim të Janarit”, thuhet në komunikatën e PSG-së.