Zidane kërkon nga Reali të rinovojë me tre yjet para dhjetorit

Futboll

Zidane kërkon nga Reali të rinovojë me tre yjet para dhjetorit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë një kërkesë të bordi i klubit që t’i rinovohet kontrata tre yjeve të ekipit të parë.

Sipas ABC, bëhet fjalë për kapitenin Sergio Ramos, mesfushorin Luka Modric dhe sulmuesin Lucas Vazquez.

Të tre lojtarëve iu skadon kontrata në qershorin e vitit 2021, ndërsa pëlqehen nga klubet e mëdha evropiane.

Për Ramos, thuhet se kanë interesim Manchester Unitedi, PSG dhe Juventusi, kurse në garë për Vazquez janë disa klube italiane dhe “Djajtë e Kuq”.

Derisa, për Modric në rast që nuk rinovon favorit shihet Inter Miami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat