“France Football” është afër të kompletojë “Ekipin e Ëndrrave”.
Pas portierit dhe tre mbrojtë3sve, tashmë ka zbuluar edhe mesfushorët ofensivë dhe defensivë.
Befasisht, Zinedine Zidane, që njihet si një ndër më të mirët e të gjitha kohëve, nuk ka zënë vend në këtë 11-she historike.
2 mesfushorët më të mirë defensivë dhe 2 mesfushorët më të mirë ofensivë të zgjedhur nga 140 gazetarë nëpër botë, janë Lothar Matthäus, Xavi Hernandez, Diego Maradona dhe Pele.
Kanë mbetur për t’u zbuluar edhe sulmuesit, emrat e të cilëve “France Football” do t’i bëjë publike në orën 18:00.
Ka zëra se mund të jenë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.