Roma synon rinovimin me Pellegrinin

Futboll

Roma synon rinovimin me Pellegrinin

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Lorenzo Pellegrini

Roma është afër që të nënshkruajë kontratën e re me mesfushorin Lorenzo Pellegrini, që thuhet se do jetë se paku deri në vitin 2025.

Italiani ishte në të gjitha ndeshjet këtë edicion në Seria A, duke shënuar një herë dhe dhuruar tri asistime.

24-vjeçari gjithashtu dëshiron të rinovojë me Romën, skuadër që i ka përgatitur kontratë të re me vlerë tre milionë euro për sezon.

Pellegrini është në rrugën e duhur që të rinovojë deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Qendërmesfushori në të gjitha garat për Romën ka zhvilluar plotë 121 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat