“Hazardit nuk i pëlqejnë shumë stërvitjet”, “Hazard nuk preferon të stërvitet fort”, janë disa nga deklaratat e futbollistëve të Chelseat që dikur ndanin gjithçka me Eden Hazardin te “Blutë e Londrës”.
Epo mos përgatitja po i kushton shumë belgut.
Ai që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2019, më shumë ka qëndruar në infermieri sesa në fushë te Real Madridi.
Vetëm 23 ndeshje dhe vetëm 3 gola, janë shumë pak për një lojtar që Reali shpenzoi mbi 100 milionë euro.