Zlatan Ibrahimovic dhe Pioli fitojnë çmimet e mëdha nga “Gazetta”

Futboll

Zlatan Ibrahimovic dhe Pioli fitojnë çmimet e mëdha nga “Gazetta”

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Stefano Pioli

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic morën të dy vlerësime në Çmimet Sportive të Gazzetta Dello Sport 2020.

Më herët sonte, u njoftua se mesfushori i Milanit, Sandro Tonali ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ për lojtarin më të mirë italian U21.

Tani, është njoftuar se Pioli dhe Ibrahimovic janë shpërblyer të dy për punën e tyre pasi i pari është vlerësuar si trajneri i vitit për vitin 2020, ndërsa i dyti ka marrë çmimin ‘Legjenda’.

Milani është në krye të tabelës së Serie A me tre pikë më shumë se vendi i dytë – pas 11 ndeshjeve dhe ata mbeten të pamposhtur, pasi kanë arritur tetë fitore në këtë periudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat