Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbështetur ish asistentin, që tani është në kreun e Arsenalit, Mikel Arteta.
Paraqitjet e fundit me rezultate jo të mira, kanë bërë që tekniku spanjoll të jetë pranë shkarkimit, përcjellë lajmi.net.
Mirëpo, Guardiola mendon se Arteta është trajneri i duhur për vitet e ardhshme të “Topçinjtë” dhe që mundet ta sjellë klubin përsëri në vendin që e meriton.
“Arsenal nuk ka trajner më të mirë për të drejtuar klubin si ai për vitet e ardhshme. Nuk duhet t’i jap mbështetje, sepse ai e di që ka mbështetjen time”.
“Është një ndër trajnerët më të mirë që kam punuar. Nëse nuk do kishte aq dashuri për klubin, ai do ishte ende këtu”.
“Jam i sigurt se do ia dal të rikthehet, njësoi si të gjithë që presin. Ndonjëherë në klub nuk është periudhë e mirë”.
“Nëse do isha pjesë e bordit të Arsenalit, nuk do kisha dyshime në kualitetin e tij dhe kapacitetin që të vendos Arsenalin, aty ku meriton të jetë”, deklaroi ai.
Arsenali momentalisht renditët në pozitën e 15-të me vetëm 13 pikë të tubuara.