Habit Gareth Bale, dëshiron të kthehet në Real Madridi

Futboll

Habit Gareth Bale, dëshiron të kthehet në Real Madridi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:22
Gareth Bale

Gareth Bale dëshiron të kthehet në Real Madrid në fund të sezonit 2020/21 dhe të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në përfundim të marrëveshjes me klubin, e cila mbaron në verën e vitit 2022.

Bale u kthye në Tottenham në fillim të këtij sezoni në një marrëveshje huazimi njëvjeçar, por ka dështuar ta zërë vend në formacionin startues të trajnerit Jose Mourinho.

Sipas Diario AS, përfaqësuesi i Uellsit është i përkushtuar për t’u kthyer në Madrid në verë dhe t’i përmbahet marrëveshjes me klubin deri në fund.

Por kthimi i mundshëm i Bale varet nga e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane në Bernabeu.

Zidane nuk e ka dëshiruar 31-vjeçarin në planet e tij dhe ishte ndër arsyet kryesore pse ai u huazua në Premierligë.

Por thuhet se Bale mund të kthehet në Madrid edhe nëse Zidane vazhdon të jetë trajner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat