Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është përgjigjur lidhur me spekulimet duke përfshirë kalimin të Juventusi.
Norvegjezi dje fitojë çmimin ‘Djaloshi i Artë’ pasi shënoi 33 gola në 32 ndeshje për “Verdhëzinjtë”.
Por, Haaland e ka bërë të qartë se nuk ka biseduar për transferimin të Juventusi dhe që është i lumtur të Dortmundi.
“A isha afër Juventusit? Kjo është çfarë flasin mediat, por unë asnjëherë nuk e kam thënë”.
“Kam qenë të Borussia Dortmundi për një vit dhe jam i mirë dhe i lumtur”, përfundoi ai.
Sidoqoftë, top klubet evropiane vazhdojnë ta përcjellin Haalandin dhe janë duke provuar ta transferojnë në verën e ardhshme.