Struga Trim Lum e ka mposhtiur Rabotnickin me rezultat 2:1, ndërsa në këtë ndeshje Flamur Tairi e zhvilloi ndeshjen e 100 për klubin strugan.
“As që e kam ditur se i kam bërë 100 ndeshje, por jam krenar që jam lojtari parë në klub që kam arritur këtë shifër”, deklaroi për News-Tv Flamur Tairi.
“Është një ndjesi e vecant të luash 100 ndeshje për klubin që e ndjen si familje”.
“Fitore e vështirë, por më shumë rëndësi për vazhdimësinë e kampionatit”, përfundoi mesfushori Flamur Tairi.
Pas triumfit të, Strruga Trim lum renditet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa në javën e fundit të sezonit vjeshtor do të takohet me Shkupi si udhëtues.