Juve ofroi 2 lojtarë për Pogba, por United refuzoi!

Futboll

Juve ofroi 2 lojtarë për Pogba, por United refuzoi!

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Juve ofroi 2 lojtarë për Pogba, por United refuzoi!

Juventusi vazhdon të mos heqë dorë nga Paul Pogba dhe do të bëjë çdo tentativë të mundshme për ta rikthyer në Torino në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Mediet angleze së fundmi raportojnë një prapaskenë të bujshme.

Juventus e ka tentuar Pogba në verë dhe në “pjatë” ka vënë shkëmbimin me Miralem Pjanic dhe Douglas Costa. Manchester United në fund nuk e ka pranuar këtë propozim dhe ka vendosur të mbajë Pogba, që nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”.

Sa për Pjanic e Costa, boshnjaku kaloi te Barcelona si shkëmbim me Arthur, ndërsa braziliani u huazua te Bayern Munich.

Gjithsesi Pogba është një opsion për Juven sidomos për merkaton e verës së ardhshme dhe nuk përjashtohet as një shkëmbim i mundsh mes ti dhe Dybalas me Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat