Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj KEK-ut nga Kastrioti, në kuadër të Kupës së Kosovës.
“Fitore bindëse e skuadrës sonë, e cila i siguron kalimin tutje në kupë”, thuhet në faqen e SC Gjilanit.
Golat i realizuan futbollistët Nikaç 2, Useini 1, Hajdari 1, Bushiq 1.
Gjilani pa asnjë problem siguron vizën për më tej, ndërsa KEK-u nuk kishte forcë t’i reziston vendasve dhe eliminohet nga garat e Kupës.
Kryetrajneri i ri, Bylbyl Sokoli, e nis me këmbë të mbarë.