Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli, është lojtar i ndeshjes.
Ai e ndihmon skuadrën e Yeni Malatyaspor që të kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Turqisë në futboll.
Malatyaspor si vendas triumfon me rezultat 5:0 kundër H. Trabzon, kjo e fundit garon në ligën e dytë.
Topalli dy herë shkundi portën e mysafirëve, në minutën e 4-të dhe në atë të 39-tën.
Në minutën e 47-t. Yavru thellon rezultatin në 3:0, ndërsa Akdeniz (74') dhe Emeksiz (89’) vulosin fitoren në 5:0.
Topalli u paraqit titullar dhe tregon formë shumë të mirë.