​Jurgen Klopp me fjalë të mëdha për Jose Mourinhon

Futboll

​Jurgen Klopp me fjalë të mëdha për Jose Mourinhon

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
​Jurgen Klopp

Jose Mourinho është vlerësuar nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp duke thënë se tekniku portugez e ka kthyer Tottenhamin në një makinë rezultatesh këtë sezon.

“Spurs” përfunduan 40 pikë prapa Liverpoolit sezonin e kaluar, por është në nivel me kampionët në fuqi në krye të Premier League këtë sezon përpara ndeshjes të së mërkurës në “Anfield Road”.

Skuadra e Mourinhos kanë mundur Arsenalin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin këtë sezon.

Ata gjithashtu kaluan në fazën 1/32 të Europa League dhe çerekfinalet e Kupës EFL, por Klopp nuk është i befasuar që Tottenhami po ia del aq mirë me Mourinhon në krye.

"Jose tregoi qartë se ai mund të kthehet, nëse mund ta quash kështu," tha Klopp në konferencën për shtyp të së martës para ndeshjes. "Është shumë mbresëlënëse ajo që ai ka bërë në “Spurs”.

"Mënyra se si ata luajnë këtë vit është me të vërtetë e mirë. Ai i shndërroi ata në një makinë rezultatesh. Performancat, nëse jo në rastin më të mirë, ata përsëri fitojnë, mbrohen kolektivisht. Kanë qenë mbresëlënës.”

"Ata kanë anësorë të shpejtë të cilët janë të vështirë për t'u mbrojtur, plus një mesfushor shumë sulmues në Tanguy Ndombele, po ashtu mesfushorë shumë të fortë prapa.", tha në fund Klopp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat