Edhe në Kroaci si në Kosovë, fusha me balrtë.
Trajneri i Dinamos nga Zagrebi, Zoran Mamiq, tha skuadra e Rudesh nuk është dakord për ndryshimin e fushës, dhe sot zyrtarisht u konfirmua se nuk flitet për një zëvendësim, që të luajnë diku tjetër.
Fusha duket më shumë si një zonë e madhe me baltë sesa një fushë futbolli, e cila mund të ndihmojë Rudeshin kundër Dinamos.
Në një fushë të tillë, ekipi vendas ka diçka për të shpresuar dhe me pak fat ata mund ta shpresojnë në rezultat të mirë ndaj Dinamos sepse kushtet për ndeshjen janë katastrofë.
Të kujtojmë, se ndeshja midis Rudesh dhe Dinamos në kuadër të tetës së finales së Kupës së Kroacisë është planifikuar për të mërkurën, 16 dhjetor, duke filluar nga ora 13.00.