Ish futbollisti hungarez Zoltan Sabo dhe së fundi trajner TSC Baçka Topolla nga Vojvodina, u nda nga jeta në moshën 49 vjeçe.
“Ai vdiq natën midis të hënës dhe të martës dhe supozohet se shkaku i vdekjes është një problem në zemër”, shkruan media serbe “Kurir”.
“Sabo ndihej shumë keq për ditë me radhë dhe ekziston dyshimi se problemi i zemrës u shkaktua nga virusi korona.
Gjegjësisht, një numër i madh i lojtarëve të TSC ishin infektuar me virusin.
Sabo u testua disa herë, por ishte negativ.
Të premten, ekipi i tij luajti kundër Radnik nga Surdulica, dhe pas ndeshjes, gjendja e tij u përkeqësua. Ai shkoi në spital dhe e kthyen atë për trajtim në shtëpi”, raportojnë mediat serbe.