Endri Çekiçi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi, aty ku luan për skuadrën e Ankaraguxhu.
Mesfushori pogradecar ka qenë protagonist ditën e sotme, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hatajspor me rezultatin 2:0.
Talenti i Kombëtares dha asistin në minutën e 69’, në golin e parë të ndeshjes të shënuar nga kroati Zvonimir Sarlija.
Në këtë mënyrë Çekiçi tregon edhe njëherë se ka gjetur formën e mirë dhe është përshtatur shpejt në kampionatin turk, ku kaloi në orët e fundit të merkatos së verës nga Olimpia Ljubjana.