Afati kalimtar i verës së ardhshme pritet të jetë spektakolar.
Ndonëse në janar nuk priten shumë lëvizje, në verën pritet të ndodhin shumë ndryshime.
Deklarata e para pak ditëve e yllit të PSG-së, Neymar ku tha se në edicionin e ardhshëm do të luante në një skuadër me Leo Messi solli shumë pështjellim në medie. Prej kohësh flitet për një ribashkim ndërsa lajmet që e shoqërojnë këtë hipotezë janë nga më të ndryshmet.
Së fundmi është folur për një takim ndërmjet Horge Messit dhe drejtuesve të PSG-së, takimi sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris.
Neymar nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e Barcelonës, Në shënjestër është edhe ylli I Lyonit, Memphis Depay. Sipas “Mundo Deportvo”, sulmuesi holandez është i bindur për tu bashkuar me Barcelonën.