Paris Saint-Germain po përgatitet për nënshkrimin e super yllit të Barcelonës Lionel Messi, sipas “Football Transfers”.
Kampionët francezë kanë udhëzuar agjentët e tyre të që të fillojnë të përgatiten për një fluks të shitjeve të bluzave me emrin e argjentinasit të stampuar në pjesën e pasme, pasi ata bëhen gjithnjë e më të sigurt për të fituar garën për shërbimet e tij.
Messi, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur fort me Manchester Cityn, është vendosur të bjerë në listën e lojtarëve të lirë që nga vera e vitit 2021.
Së fundi, dyshimet i ka rritur edhe më shumë fotografia e postuar nga Neymar së bashku me yllin argjentinas sipër së cilës ka shkruar “Shihemi së shpejti miku im”
Nuk dihet nëse Neymar e kishte fjalën për bashkimin me Leo Messin në PSG, apo për ballafaqimin mes tyre në Ligën e Kampionëve në muajin shkurt.