Ish futbollisti i Interit, mesfushoir italian Antonio Candreva nuk po gjen rehati te Sampdoria.
Trajneri Ranieri ka vendosur të mos e thërras
ish-anësorin e Interit jo për shkak të problemeve fizike, por për shkak të zgjedhjes teknike.
“Gjatë takimit me Candreva ia referova që nuk do të grumbullohej dhe tani të shohim zgjedhjet që do të bëj, si gjithmonë, një natë më parë”, tha trajneri për kanalet zyrtare të Sampdoria.
Një mesazh i fortë dhe i qartë, ai i Ranierit, i cili dëshironte me forcë ish-Interin dhe ndoshta priste më shumë prej tij, sidomos nga pikëpamja e karakterit.