Akuzat për kurdisje, legjenda italiane e sulmit shpallet fajtor! “Më shkatërruan jetën, vija baste për qejfin tim…”.
“Më pëlqente të vija bast, por gjithmonë e bëja atë në një mënyrë të drejtë dhe kurrë nuk kam manipuluar asnjë ndeshje. Ata shkatërruan jetën time vetëm sepse emri im garantoi interesin e medias”…
Giuseppe Signori, ish-sulmuesi i Foggias, Lazios dhe Bologna-s, por edhe pjesë e ekipit kombëtar të Italisë dikur, këtë mëngjes në gjykatë në Kremona, i akuzuar për trukime ndeshjesh ka rezultuar i pafajshëm dhe dosja është parashtruar!
Përveç Signori, u akuzuan edhe ish-futbollisti serb Almir Gegic, ish-kapiteni i Barit Antonio Bellavista, ish-portieri kremonez Marco Paoloni dhe korrieri Valerio Giosafatte.